Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Të sillet Turiqa në BE


Presidenti amerikan Barack Obama po zhvillon bisedime me drejtuesit e Bashkimit Evropian në Pragë. Çekia është kryesuesja e rradhës e BE-së. Presidenti amerikan ka kërkuar nga vendet evropiane të bëjnë më shumë në komunikimin me botën myslimane.

"Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet t'i qasen myslimanëve si miq, fqinjë dhe partnerë në luftën kundër padrejtësive, intolerancës e dhunës duke ndërtuar marrëdhënie të bazuara në respektin dhe interesat e përbashkëta. Duke çuar përpara anëtarësimin e Turqisë në BE do të ishte një sinjal i rëndësishëm për angazhimin tuaj dhe të sigurojmë se Turqia është plotësisht e lidhur me Evropën", tha Obama.
XS
SM
MD
LG