Ndërlidhjet

Maqedoni: Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje


Në Maqedoni turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe për kryetarë komunash po zhvillohet pa incidente. Bie në sy pjesëmarrja shumë e ulët e votuesve në zgjedhjet presidenciale. Dalja e votuesve në zgjedhjet presidenciale deri në orën 13.00 ishte më pak se 20% ose 7% më e ulët krahasuar me pjesëmarrjen në të njëjtën kohë në turin e parë.

40% e personave me të drejtë vote duhet të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale në mënyrë që ato të quhen të vlefshme.

Pjesëmarrje më e lartë është vënë re në zgjedhjet për kryetarë komunash. Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor mbi 25% e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale deri në ora 13.00.

Gara më e ashpër po zhvillohet në komunat e Strugës, Tetovës dhe Gostivarit.

Megjithë atmsoferën e qetë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup Ervan Fuere ka vërejtur parregullësi në disa qendra të votimit.
XS
SM
MD
LG