Ndërlidhjet

Parisi e Berlini kundër Obamas rreth Turqisë


Presidenti amerikan Barack Obama ka mbështetur anëtarësimin e Turqisë në BE, gjatë samitit SHBA-BE në Pragë.

"Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet t'i qasen myslimanëve si miq, fqinjë dhe partnerë në luftën kundër padrejtësive, intolerancës e dhunës duke ndërtuar marrëdhënie të bazuara në respektin dhe interesat e përbashkëta.
Çuarja përpara e anëtarësimit të Turqisë në BE do të ishte një sinjal i rëndësishëm për angazhimin tuaj dhe të sigurojmë se Turqia është plotësisht e lidhur me Evropën", tha Obama.

Por qëndrimi i Obamas hasi kundërshtimin e menjëhershëm të Francës. Presidenti Sarkozy tha se Turqia i takon Azisë dhe jo Evropës. Një tjetër kundërshtare e Turqisë në BE, Gjermania theksoi se lidhjet mes BE-së dhe Turqisë mbeten një çështje e hapur. Më i përmbajtur ka qenë qëndrimi i presidentit të Komisionit Evropian Barroso lidhur me Turqinë.
XS
SM
MD
LG