Ndërlidhjet

Shkup: Përfunduan votimet


Nën masa të shtuara sigurie u zhvillua turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe për kryetarë komunash në Maqedoni.

Kreu i misionit të BE-së në Shkup, Erwan Fouere i cilësoi votimet si "përgjithsësisht të qeta", por theksoi se janë vënë re disa parregullsi, përfshi dhe kërcënime.

Gara presidenciale zhvillohej mes kandidatit Ivanov të VMRO-DPMNE-së dhe Fërçkovskit të LSDM-së. Pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët, por ende nuk dihet nëse është arritur 40% i nevojshëm që zgjedhjet presidenciale të quhen të vlefshme.

Sa i përket pushtetit lokal betejat më të ashpra u zhvilluan për komunat e Tetovës, Strugës e Gostivarit.
XS
SM
MD
LG