Ndërlidhjet

Obama viziton Turqinë


Presidenti amerikan Barack Obama ka arritur në Turqi ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Turqia është ndalesa e fundit e turneut evropian të Obamas, i pari turne që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë.

Obama do të kërkojë nga Turqia një rol më aktiv në Irak, Kaukaz dhe në Iran.

Presidenti amerikan do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, do mbajë një fjalim në Parlament, do të takohet me partitë opozitare si dhe me kreun e Partisë Kurde të Turqisë.

Të martën në Stamboll ai do të mbajë një fjalim në Forumin e Aleancës së Qytetërimeve, konferencë e organizuar nga OKB-ja.
XS
SM
MD
LG