Ndërlidhjet

VMRO: Maqedonia zgjodhi Ivanovin si president


Nën masa të shtuara sigurie u zhvillua turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe për kryetarë komunash në Maqedoni.

Gara presidenciale zhvillohej mes kandidatit Ivanov të VMRO-DPMNE-së dhe Fërçkovskit të LSDM-së. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende nuk është shprehur nëse është kaluar pragu prej 40% i votuesve. Pjesëmarrja prej 40% është kusht i domosdoshëm që zgjedhjet të quhen të vlefshme.

VMRO-DPMNE-ja është shprehur se "Maqedonia tashmë e ka presidentin e saj", duke pohuar se kandidati i saj Ivanov ka dalë fitues.
Kreu i misionit të BE-së në Shkup, Erwan Fouere i cilësoi votimet si "përgjithsësisht të qeta", por theksoi se janë vënë re disa parregullsi, përfshi dhe kërcënime.

Sa i përket pushtetit lokal betejat më të ashpra u zhvilluan për komunat e Tetovës, Strugës e Gostivarit.
XS
SM
MD
LG