Ndërlidhjet

logo-print

27 të vdekur nga tërmeti në Itali


Një tërmet prej 6,3 shkallë të Rihterit ka goditur sot herët në mëngjes pjesën qendrore të Italisë, bëjnë të ditur mediat vendore. Sipas njoftimeve të para, të paktën 27 persona kanë humbur jetën në qytetin Akvilla, në rajonin Abruza, rreth 100 kilometara në lindje të Romës.
Agjencia e lajmeve e Italisë, ANSA ka njoftuar se të paktën katër fëmijë janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave në qytetin Akvill
Televizioni italian ka njoftuar se nga lëkundjet e tokës janë rrënuar disa ndërtesa historike, konvikti i studentëve dhe një numjër i madh i shtëpive.
Tërmeti është ndier edhe në Romë, por nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.
XS
SM
MD
LG