Ndërlidhjet

Obama viziton Turqinë


Turqia është ndalesa e fundit e turneut të presidentit amerikan, Barack Obama në Evropë.

Qëndrimin në Ankara Obama e filloi me vizitën në mauzoleun e Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, dhe më pas u takua me presidentin Abdullah Gyl.

Gjatë ditës, Obama do t'i drejtohet parlamentit turk dhe do të takohet me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan.

Para mbërritjes në Ankara, Obama i dha mbështjetje Turqisë për hyrje në Bashkimin Evropian, duke theksuar se anëtarësimi i saj do të ishte një porosi e fuqishme për botën myslimane.

Pasdite Obama do të fluturojë në Stamboll ku do të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar, Aleanca e Qytetërimeve.

Administrata e presidentit Obama i ka kushtuar rëndësi të posaçme rolit dhe ndikimit që mund të ketë Turqia në zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me Afganistanin dhe Iranin.
XS
SM
MD
LG