Ndërlidhjet

Itali: Të paktën 50 të vdekur nga tërmeti


Zyrtarët dhe mediat italiane thonë se të paktën 50 njerëz e kanë humbur jetën nga tërmeti që sot herët në mëngjes goditi pjesën qendrore të Italisë.

Zyrtari i Mbrojtjes Civile, Agostino Miozzo, gjithashtu tha se dhjetra njerëz janë plagosur dhe mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Tërmeti goditi qytetin Aquilla në rajonin Abruza, rreth 100 km në lindje të Romës.

Shërbimi Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6,3 shkallë të Richterit, kurse Instituti Kombëtar Gjeofizik i Italisë tha se fuqia ishte 5,8 shkallë të Richterit.

Pas tërmetit, kryeministri Silvio Berlusconi e anuloi vizitën në Moskë.
XS
SM
MD
LG