Ndërlidhjet

Putin mbron politikat ekonomike


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se kërcënimi aktual i krizës bankare në vend ishte i pashmangshëm por "është tërhequr".

Putin i tha Parlamentit se për rusët viti 2009 do të jetë "i vështirë, dhe shtoi se paketa e masave stimuluese prej 90 miliardë dollarë do të sigurojë që vendi të mbijetojë dhe prosperojë.

Duke iu referuar marrëveshjes Ukrainë-BE për modernizimin e naftësjellësve ukrainas, Putin tha se përpjekja për ta përjashtuar Rusinë nga bisedimet për energjinë kanë qenë "kundërproduktive".

Ekonomia ruse është buzë recesionit, pasi të dhënat tregojnë se Bruto Prodhimi Shoqëror ka rënë për 7 % në tremujorin e parë.
XS
SM
MD
LG