Ndërlidhjet

SHBA: Hapet rruga për deportimin e Demjanjuk


Gjykata në Shtetet e Bashkuara e ka revokuar shtyrjen për deportimin në Gjermani të John Demjanjuk, i cili akuzohet se ka asistuar në vrasjen e 29 mijë hebrejve si roje në kampin e përqëndrimit Sobibor në Poloninë e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së dytë Botërore.

Vendimi nënkupton se Demjanjuk, i cili ka origjinë ukrainase dhe shtetësi amerikane, mund të deportohet në Gjermani qysh të mërkurën.

Pritej që 89-vjeçari të mbërrijë në Gjermani sot, por të premten ai arriti ta shtyjë deportimin me arsyetimin se ishte tepër i sëmurë për të udhëtuar dhe për t'u gjykuar.
Demjanjuk mohon çdo rol në vrasjet.
XS
SM
MD
LG