Ndërlidhjet

BE dhe NATO përshëndesin zgjedhjet në Maqedoni


Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë përshëndetur rrjedhën e rrethit të dytë zgjedhor në Maqedoni, i cili sipas vlerësimeve të OSBE-së, është zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare. Në porisinë e tij për autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë, Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oli Rehn, ka thënë se zgjedhjet e fundit në Maqedoni janë një arritje demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka theksuar se procesi i rregulltë zgjedhor në Maqedoni paraqet përparim në përmbushjen e "standardeve të larta demokratike të Aleancës".
XS
SM
MD
LG