Ndërlidhjet

Gejts publikon Buxhetin e Pentagonit


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka publikuar Projekt buxhetin e Pentagonit, sipas të cilit, përparësi kanë investimet në teknologjinë e re për luftën kundër kryengritësve në Irak dhe në Afganistan. Projekt buxheti prej 534 miliardë dollarësh është për katër për qind më i lartë sesa buxheti aktual i Pentagtonit. Sekretar i mbrotjes, Robert Gejts, ka thënë se pas miratimit, ky buxhet do të mundësojë reforma të mëdha në të cilat po punon ministria e mbrojtjes. Projekt buxheti i ri i Pentagonit është caktuar në bazë të vlerësimeve të shumta me qëllim të orientimit të kësaj ministrie në drejtim të ri strategjik, ka theksuar Gejts.
XS
SM
MD
LG