Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëria ngriti flamurin në NATO


Me ngritjen solemne të flamujve para selisë së NATO-s në Bruksel, sot edhe formalisht është shënuar pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleanvën Veriatlantike. Sekretari i përgjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, u ka uruar mirëseardhjen në Aleancë dy aleatëve të rinj.
“Për Shqipërinë dhe Kroacinë hyrja në NATO është rezultat i një perpjekjeje të gjatë, tha Scheffer, duke shtuar se ato duan të kenë një vend në Aleancën, ku merren vendime për sigurinë e Atlantikut Verior”. Prania e dy vendeve të reja në NATO, sipas Scheffer, është garanci për sigurine e tyre. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka falenderuar NATO-n për mbështetjen dhe ndihmën dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në Aleancë. Duke folur në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar përkrah flamujve të vendeve të tjera anëtare, Berisha theksoi se dëshira për të qenë në NATO ka qenë motiv për të gjitha reformat në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG