Ndërlidhjet

Irak: Obama takohet me trupat amerikane


Presidenti amerikan Barack Obama po zhvillon një vizitë të paparalajmëruar në Irak, pas qëndrimit dy ditor në Turqi.

Obama po takohet me komandantët ushtarakë amerikanë në terren dhe trupat që shërbejnë atje si dhe do të flasë në telefon me udhëheqësit irakianë.

Obama nuk do të mund të zhvillojë takime të drejtpërdrejta me drejtuesit irakianë, për shkak të motit të keq, që nuk lejon fluturimin e helikopterit.
XS
SM
MD
LG