Ndërlidhjet

18 muajt e ardhshëm, kritike për Irakun


18 muajt e ardhshëm do të jenë kritike për Irakun, tha presidenti amerikan Barack Obama në të parën vizitë në Irak, që nga ardhja në pushtet. kjo periudhë përkon dhe me tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku.

Obama ka theksuar se është koha që irakianët "të marrin përgjegjësinë për vendin e tyre".

Gjenerali amerikan Ray Odierno i tha presidentit Obama se megjithë incidentet e shtuara kohët e fundit, niveli i dhunës është më i ulti në Irak, që nga ndërhyrja ushtarake në vitin 2003.

Pritet që presidenti amerikan të takohet me kryeministrin Nuri al Maliki në një bazë ushtarake amerikane jashtë Bagdadit.
XS
SM
MD
LG