Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Të gjitha fraksionet në Irak të pajtohen


Presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka bërë thirrje kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki t'i inkuadrojë të gjitha fraksionet politike në procesin e pajtimit për të arritur stabilitetin në Irak.

Është e absolutisht e domodoshme të gjithë irakianët të inkuadrohen në pushtet dhe në foract e sigurisë, ka thënë Obama gjatë bisedës më Al Malikin.

"Ne i mbështesim fuqishëm hapat politikë për t'i zgjidhur dallimet ndërmjet fraksioneve të ndryshme brenda Irakut dhe për të siguruar një të ardhme më paqësore dhe prosperuese", tha presidenti amerikan.

Obama vlerësoi se procesi politik në Irak është i kënaqshëm, por shprehu brengosje se zgjedhjet e ardhshme mund të rrezikojnë sukseset e deritashme.

Gjatë vizitës në Irak, presidenti Obama ka theksuar se është koha që irakianët të marrin përgjegjësitë për vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG