Ndërlidhjet

Samiti i KB për krizën ekonomike


Kuvendi i Përgjithshëm i Bombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje liderëve të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të marrin pjesë në samitin kushtuar krizës ekonomike, i cili do të mbahet prej 1 deri me 3 qershor në Nju Jork.
Samiti do t'i kushtohet reformimit dhe forcimit të sistemti financiar ndërkombëtar.
Kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së, ambasadori i Nikaraguas, Migel D'Eskoto
Brokman, ka deklaruar se samiti do t'ua mundësojë të gjitha vendeve, dhe jo vetëm liderëve të Grupit 20, që të kërkojnë mënyrat për zgjidhjen e krizës së madhe ekonomike.
XS
SM
MD
LG