Ndërlidhjet

Rritet në 250 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali


Numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali është rritur në 250, pas nxjerrjes nga rrënojat të 15 viktimave tjera gjatë natës së kaluar, ka bërë të ditur shërbimi për mbrojtjen civile.
Poashtu, numri i të lënduarve është rritur në 1 mijë persona, ndërsa pa kulm mbi kokë kanë mbetur rreth 17 mijë vetë.
Dridhje të tokës janë shënuar edhe mbrëmë në qytetin Akvila, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po gjurmojnë për viktima tjera.
XS
SM
MD
LG