Ndërlidhjet

logo-print

Dhuna në Moldavi

  • RFE /RL

Pamje nga protesta

Pamje nga protesta

Policia ka marrë kontrollin mbi ndërtesën e parlamentit në Moldavi, pas nxjerrjes së protestuesve nga kjo ndërtesë. Protestat kanë shpërthyer pas fitores së partisë komuniste në zgjedhjet e së dielës në këtë vend. Disa mija protestues kishin hyrë në ndërtesën e parlamentit, duke shkatërruar infrastrukturën e tij.



Konfrontimi politik midis udhëheqësve të zemëruar opozitarë dhe qeverisë moldave po vazhdon, me gjithë bisedimet shumëpalëshe që u mbajtën pas protestave të dhunshme antiqeveritare, në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau.

Megjithatë, autoritetet e rendit duket se kanë rikthyer kontrollin gjatë natës në zyrat presidenciale dhe parlamentare, të cilat gjenden afër sheshit qendror në Chisinau, ku pjesa më e madhe e trazirave ishte e përqëndruar.

Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar ministrin e brendshëm duke thënë se policia ka arrestuar 193 protestues në Chisinau, duke i ngarkuar ata me dyshimet për plaçkitje, huliganizëm, vjedhje dhe akte kriminale.

Protestuesit kanë thënë se planifikojnë të vazhdojnë protestat e tyre, pavarsisht nga gjuha e ashpër e presidentit Vladimir Voronin, Partia Komuniste e të cilit fitoi zgjedhjet e së dielës. Kritikët besojnë se gjatë votimeve ka pasur mashtrime.

XS
SM
MD
LG