Ndërlidhjet

Piratët rrëmbyen anijen me flamurin amerikan


Piratët e Somalisë kanë rrëmbyer një anije daneze që lundronte nën flamurin amerikan afër brigjeve të Somalisë.

Zëdhënësi i Flotës së Pestë amerikane të stacionuar në Bahrein, Nathan Schaeffer, tha se piratët e kanë pushtuar anijen "240 milja detare në juglindje të qytetit somalez Eyl".

Schaffer tha se anija ishte transportuese, dhe shtoi se "ka mundësi që në bord të ketë shtetas amerikanë".

Agjencia DPA njoftoi se në anije ka 21 amerikanë.
XS
SM
MD
LG