Ndërlidhjet

logo-print

Irani mirëpret bisedime të 'ndershme' me SHBA


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha se vendi i tij i mirëpret bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por shtoi se presidenti amerikan duhet të dëshmojë se është "i ndershëm" në përpjekjet e tij.

Ahmadinejad i tha turrmës në qytetin Isfahan se Irani "ende pret ndryshime praktike e qenësore në politikat e Shteteve të Bashkuara", dhe se fjalët nuk mjaftojnë.

Muajin e kaluar, presidenti Barack Obama tha në një video mesazh se dëshironte lidhje më të mira me Iranin dhe ofroi fillim të ri të marrëdhënieve.

Irani dhe SHBA i ndëprenë marrëdhëniet diplomatike pas revolucionit Islamik në vitin 1979, kur studentët e pushtuan ambasadën amerikane dhe diplomatët i morën peng për 444 ditë.
XS
SM
MD
LG