Ndërlidhjet

Rusia mban yllin e kuq në aeroplanët ushtarakë


Ligjvënësit rusë e kanë kthyer prapë vendimin e mëparshëm që yjet e kuq në aeroplanët luftarakë të ngjyrosen me tre ngjyrat e flamurit kombëtar.

Dhoma e ulët e parlamentit apo Duma votoi me 408 pro, asnjë kundër dhe një abstenim, që ylli i kuq të mbetet, dhe rreth tij të vizatohen tre vija.

Gjatë tetë viteve të presidencës, Vladimir Putin u përpoq t'i ringjallë simbolet sovjetike, si pjesë e përpjekjeve të tij për ta ringjallur fuqinë ushtarake dhe prestigjin e Rusisë në botë.

Me iniciativën e tij, Rusia e riktheu himnin e vjetër sovjetik, por e ndryshoi vetëm tekstin.
XS
SM
MD
LG