Ndërlidhjet

Afganistan: Polonia do t'i shtojë trupat për 20 %


Presidenti polak Lech Kaczynski tha se Polonia do ta rritë praninë ushtarake të saj në Afganistan për 20 % që të ndihmojë zgjedhjet e sigurta në muajin gusht.

Kaczynski ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Kabul, ku u takua me presidentin Hamid Kharzai dhe rreth 1.600 trupat polake që shërbejnë në kuadër të forcës së NATO-s.

Kaczynski tha se Polonia do t'i rritë trupat luftarake.

Associated Press raportoi se rritja për 20 % nënkupton 320 ushtarë shtesë.
XS
SM
MD
LG