Ndërlidhjet

Berlusconi: 260 të vdekur nga tërmeti


Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se bilanci i të vdekurve nga tërmeti në rajonin Abruzzo ka arritur në 260, ndërsa më shumë se 17.000 njerëz janë vendosur në kampe.

Përpjekjet e shpëtimit të martën u vështirësuan nga seria e dridhjeve të tokës.

Ekipet e shpëtimit sot festuan kur një grua 20 vjeçare u gjet e gjallë në rrënojat, mbi 40 orë pas tërmetit të së hënës me fuqi prej 6.2 shkallë të Richterit.
Autoritetet thanë se po zbehen shpresat për të gjetur të mbijetuarit e tjerë.

Kryeministri Berlusconi tha se operacioni i shpëtimit do të vazhdojë edhe për dy ditë, dhe i ka urdhëruar zyrtarët që të ngrejnë kampe me tenda dhe kuzhina fushore për mijëra të mbijetuarit e pastrehë.
XS
SM
MD
LG