Ndërlidhjet

Presidenti i Moldavisë akuzon Rumaninë


Presidenti komunist i Moldavisë, Vladimir Voronin e ka akuzuar Rumaninë fqinje për ndërlidhje me dhunën, e cila shpërtheu në kryeqytetin Kishinjev pas fitores së partisë komuniste në zgjedhjet.

Moldavia e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Rumania, dhe i ka urdhëruar ambasadorit rumun që të largohet nga vendi.

Rumania i ka hedhur poshtë akuzat e Voronin si "provokacion".

Gjatë natës, forcat e sigurisë e morën kontrollin mbi zyrat presidenciale dhe parlamentin, që u vandalizuan nga protestuesit, të cilët pohonin se në zgjedhjet e së dielës kishte mashtrime.

Një grua e humbi jetën dhe mbi 40 vetë u plagosën në dhunën.

Sipas rezultateve zyrtare, komunistët kanë fituar më shumë se gjysmën e votave.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë bërë vlerësim kryesisht pozitiv të votimit.

BE-ja, SHBA-të dhe kreu i OKB-së, Ban ki-Moon kanë kërkuar nga palët që të pëmbahen nga dhuna.

Ministria e Jashtme ruse tha se trazirat në Moldavi janë komplot për ta minuar sovranitetin e vendit.
XS
SM
MD
LG