Ndërlidhjet

Gjashtë fuqitë do të ftojnë Iranin për bisedime


Gjashtë fuqitë botërore thanë se do ta ftojnë Iranin në bisedime për të gjetur zgjidhje diplomatike rreth programit bërthamor iranian.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania, thanë në një deklaratë se do t'i kërkojnë shefit për Politikë të Jashtme të BE-së Javier Solana që ta ftojë qeverinë e Iranit për bisedime.

Ata thanë se "i bëjnë thirrje të fuqishme Iranit që ta shfrytëzojë këtë rast".

Deklarata u lëshua sot pas takimit të zyrtarëve të gjashtë vendeve në Londër.
XS
SM
MD
LG