Ndërlidhjet

Clinton shpreh shqetësim për gazetaren në Iran


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se administrata Obama është e shqetësuar nga raportet se gazetarja amerikane me origjinë iraniane, e cila është e arrestuar në Iran, është akuzuar për spiunazh, dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të saj.

Më herët, zv/prokurorori i Teheranit, Hassan Haddad tha se gazetarja, Roxana Saberi, është akuzuar se ka spiunuar dhe se i ka "pranuar të gjitha akuzat" kundër saj.

Saberi, e cila ndodhet në paraburgim që nga janari, fillimisht u raportua se u ndalua për shkak se ka blerë alkohol. Më pas, zyrtarët iranianë thanë se akreditimi i saj ishte revokuar në vitin 2006, dhe prej atëherë ajo ka punuar "ilegalisht" në vend.
XS
SM
MD
LG