Ndërlidhjet

Ekuipazhi rimerr anijen e pushtuar nga piratët


Mediat amerikane cituan zyrtarë të paemëruar të Departamentit të Mbrojtjes të kenë thënë se ekuipazhi amerikan e ka rimarrë kontrollin e anijes, e cila ishte rrëmbyer nga piratët në brigjet e Somalisë.

Raportet thonë se të paktën njëri nga piratët është kapur.

Kompania e Danimarkës, në pronësi të së cilës është anija e mallrave, tha se 20 anëtarët e ekuipazhit në anije janë të sigurtë, por nuk mundi t'i konfirmojë raportet për rimarrjen e anijes.

Anija që lundronte nën flamurin amerikan, transportonte ndihma ushqimore në Mombasa të Kenias, kur u pushtua rreth 450 km nga bregu i Somalisë.

Kjo është e para herë që piratët të rrëmbejnë një anije që lundron nën flamurin amerikan.
XS
SM
MD
LG