Ndërlidhjet

Anija i shpëton piratëve, peng kapiteni


Një anije ushtarake e marinës amerikane ka arritur në ujërat e Somalisë, ku piratët kanë marrë peng kapitenin e një anije mallrash.

Ekuipazhi i anijes amerikane mundi ta zbrapste sulmin e piratëve, por ata u larguan me barkën e shpëtimit duke marrë peng kapitenin.

Nuk është e qartë se cilat janë hapat e mëtejme amerikane për lirimin e kapitenit të anijes.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e ka përdorur këtë rast për të bërë edhe një herë thirrje për veprim ndërkombëtar që do t'i jepte fund piraterisë.
XS
SM
MD
LG