Ndërlidhjet

Gjeorgji: Opozita proteston kundër presidentit


Në Gjeorgji po zhvillohen demonstrata masive, ku grupe të ndryshme shënojnë 20 vjetorin e protestave me thirrje për dorëheqjen e presidentit Mikhail Saakashvili.

Në kryeqytetin Tbilisi raportohet se dhjetra mijë njerëz janë tubuar para parlamentit për të protestuar ndaj asaj që e quajnë dështim i Saakashvilit për të plotësuar premtimet e Revolucionit Rozë të vitit 2003, i cili e solli atë në pushtet.

Sipas agjencive, numri i protestuesve sillet prej 40 mijë deri 50 mijë.

Tubimet filluan në kohën kur vendi e shënon 20 vjetorin e forcës që trupat sovjetike e përdorën për t'i shtypur demonstratat në Tbilisi. Të paktën 16 vetë u vranë në dhunën e vitit 1989.

Ish kryetarja e parlamentit, Nino Burjanadze tha se rreth 60 aktivistë të lëvizjes së saj janë arrestuar gjatë natës për t'u penguar nga pjesëmarrja në protesta.

Protestat do të mbahen në të gjitha qytetet e mëdha.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje pushtetit dhe opozitës që protestat të kalojnë të qeta.
XS
SM
MD
LG