Ndërlidhjet

Destrojeri i SHBA vëzhgon piratët e Somalisë


Një luftanije e marinës amerikane arriti në ujërat e Somalisë, ku piratët morën peng kapitenin e një anije mallrash.

Destrojeri Bainbridge është një nga disa luftanijet amerikane që patrullojnë në rajon, ku dje u pushtua anija transportuese nën flamurin amerikan dhe 20 anëtarët e ekuipazhit.

Ekuipazhi ia doli ta zbrapsë sulmin e piratëve, por ata u larguan me barkën e shpëtimit duke marrë peng kapitenin.

Ky është sulmi i parë i këtij lloji kundër një anije amerikane që është regjistruar në 200 vite.

Njoftohet se po zhvillohen negociata për ta zgjidhur situatën paqësisht.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton e ka shfrytëzuar rastin për të bërë edhe një herë thirrje për veprim ndërkombëtar, që do t'i jepte fund piraterisë.
XS
SM
MD
LG