Ndërlidhjet

Castro lëvdon takimin me ligjvënësit amerikanë


Ish lideri kubanez Fidel Castro e ka përshkruar si "madhështor" takimin me ligjvënësit amerikanë, dhe e ka ftuar Uashingtonin që t'i përmrësojë lidhjet me Havanën.

Në një shkrim në gazetën proqeveritare "Juventud Rebelde", Castro ka thënë se e ka dëgjuar mesazhin e ligjvënësve se "Obama mund t'i përmirësojë marrëdhëniet me Kubën, por Kuba do të duhej t'i ndihmojë Obamës".

Vizita e ligjvënësve amerikanë u bë në kohën kur presidenti Barack Obama po e rishqyrton politikën amerikane ndaj shtetit komunist, dhe e konsideron mundësinë që t'i heqë disa kufizime, që janë pjesë e embargos 47 vjeçare tregtare amerikane ndaj Kubës.
XS
SM
MD
LG