Ndërlidhjet

Çeki: Fischer emërohet kryeministër i ri


Presidenti i Çekisë Vaclav Klaus e ka emëruar sot Jan Fischer kryeministër të ri të vendit.

Fischer, i cili është drejtor i Zyrës së Statistikave, do ta drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për në tetor.

Fischer e zëvendëson Mirek Topolanek, qeveria e të cilit ra nga fundi i marsit, kur e humbi votëbesimin për shkak të krizës ekonomike.

Qeveria e përkohshme e Fischerit do të ketë mbështetjen e Demokratëve Civilë të Topolanek dhe rivalëve të tij, Social Demokratëve.

Republika e Çekisë është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian deri në fund të qershorit.
XS
SM
MD
LG