Ndërlidhjet

Moldavi: Opozita do t'i numërojë listat e votuesve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Moldavi do t'u lejojë partive opozitare, të cilat e kontestojnë fitoren e Partisë Komuniste, që t'i verifikojnë listat e votuesve.

Vendimi u mor pas protestave masovike, disa nga të cilat ishin të dhunshme.

Protestat vazhduan edhe sot, një ditë pasi presidenti Vladimir Voronin e akuzoi Rumaninë fqinje për orkestrimin e grusht shtetit në Moldavi.

Tre partitë opozitare properëndimore, Partia Liberale, Partia Liberal Demokratike dhe Aleanca Moldavia Jonë, fituan gjithsejt 30 % to votave.

Ato e akuzojnë partinë komuniste në pushtet për manipulimin e votimeve.
XS
SM
MD
LG