Ndërlidhjet

Gjeorgji: Protesta për largimin e presidentit


Dhjetëra mijëra protestues në Tbilisi kërkuan sot dorëheqjen e presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.

Mediat raportuan se të paktën 60 mijë protestues u tubuan para ndërtesës së parlamentit.

Liderët e opozitës u zotuan të mbajnë demonstrata të përditshme, për ta detyruar Saakashvilin të largohet.

Ai akuzohet se e ka monopolizuar pushtetin dhe i ka ngulfatur reformat e premtuara në "Revolucionin Rozë" të vitit 2003, i cili e solli në pushtet.

Kundërshtitë ndaj Saakashvilit u rritën pas luftës së gushtit të Gjeorgjisë me Rusinë, me ç'rast presidenti akuzohet se nuk e menaxhoi si duhet konfliktin.

Tubimet e sotme përkuan me 20 vjetorin e shtypjes së dhunshme që trupat sovjetike i bënë demonstratave të vitit 1998 në Tbilisi, kur u vranë të paktën 16 vetë.

Policia mohoi se mbrëmë ka arrestuar rreth 60 aktivistë të opozitës afër Tbilisit.
XS
SM
MD
LG