Ndërlidhjet

FBI angazhohet për lirimin e kapitenit


Nënpresidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë pa pushuar për ta liruar pengun amerikan, icili mbahet nga piratët somalezë në një barkë në Oqeanin Indian.

Më herët, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) tha se ka caktuar negociatorë për të ndihmuar lirimin e kapitenit të anijes.

Anija transportuese që lunfronte nën flamurin amerikan u rrëmbye dje, por 20 anëtarët e ekuipazhit ia dolën t'i zmbrapsin piratët.

Duke u larguar me barkën e shpëtimit, këta të fundit arritën ta marrin me vete kapitenin e anijes.

Në rajon ndodhet një destrojer i flotës amerikane dhe disa luftanije.
XS
SM
MD
LG