Ndërlidhjet

logo-print

Obama kërkon 83,4 miliardë dollarë për luftra


Presidenti amerikan, Barak Obama, do të kërkojë nga Kongresi 83,4 miliardë dollarë për operacionet ushtarake dhe diplomatike të SHBA-ve në Irak dhe në Afganistan gjatë vitit 2009. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Zyrës për Buxhetin e Shtëpisë së Bardhë, Tom Gevin.
Sipas njoftimeve, 75,5 miliardë dollarë do të shpenzohen për qëllime ushtarake, ndërsa rreth 7 miliardë për ndihma të jashtme.
Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka thënë se kjo masë është e domosdoshme për finansimin e strategjisë së re në Afganistan dhe për tërheqjen e njësive luftarake nga Iraku.
XS
SM
MD
LG