Ndërlidhjet

Paneta: CIA nuk mban burgje sekrete


Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, e ka njoftuar Kongresin amerikan se agjencia e tij nuk udhëheqë më asnjë burg sekret që ishin ndërtuar për të kryer hetimet ndaj të dyshuarve për terrorizëm. Në letrën dërguar Kongresit, kreu i CIA-s, Paneta ka theksuar se në pajtim me urdhërin e presidentit, Barak Obama, kjo agjenci nuk mbanë burgje sekrete dhe nuk do të përdorë metoda shtesë për hetime ndaj të dyshuarve për vepra terroriste. Zbulimi i burgjeve të fshehta të CIA-s në Irak dhe në vendet tjera, pati shkaktuar reagime të ashpra të bashkësisë ndërkombëtare gjatë kohës së presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush.
XS
SM
MD
LG