Ndërlidhjet

Ditë zie në Itali, varrosen viktimat


Në Itali sot është shpallur ditë zie , ndërsa në qytetin Akvill, do të bëhet varrimi i viktimave të tërmetit që të hënën goditi pjesën qendrore të këtj vendi.
Pritet që në përcjelljen e fundit të viktimave të marrin pjesë të paktën 1 mijë e 600 familjarë dhe miq si dhe krerët e shtetit, presidenti, Gjorgjo Napolitano e kryeministri, Silvio Berluskoni.
Sipas të dhënave të fundit, nga pasojat e tërmetit në Itali kanë humbur jetën 287 njerëz, ndërsa rreth 28 mijë vetë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Ndërkohë, dridhje të reja të tokës janë ndier në këtë rajon, ndërsa sot në mëngjes është regjistruar një tërmet prej 3,9 shkallë të Rihterit.
XS
SM
MD
LG