Ndërlidhjet

Protesta kundër Saakashvilit


Tbilisi, 9 prill '09.

Tbilisi, 9 prill '09.

Më se 50 mijë protestues janë mbledhur në sheshin para ndërtesës së Parlamentit gjeorgjian, në Tbilisi, për të dëgjuar liderët e opozitës që kërkojnë dorëheqjën e presidentit Mikheil Saakashvili.

Saakashvili akuzohet se e ka monopolizuar pushtetin dhe i ka ngulfatur reformat e premtuara në "Revolucionin Rozë" të vitit 2003, i cili e solli në pushtet.

Kundërshtimet ndaj Saakashvilit u rritën pas luftës së gushtit të Gjeorgjisë me Rusinë, me ç'rast presidenti akuzohet se nuk e menaxhoi si duhet konfliktin.

Protesta më të vogla janë mbajtur dhe në qytete të tjera të Gjeorgjisë, por nuk është raportuar për dhunë apo incidente të mëdha.

XS
SM
MD
LG