Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Shenja shprese për ekonominë


Presidenti amerikan Barack Obama tha se po sheh "shenja shprese" për ekonominë amerikane që të dalë nga recesioni.

Komentet e Obamas erdhën pas takimit me këshilltarët e tij ekonomik. Presidenti amerikan theksoi rritjen e kredive për biznesin e vogël dhe investimet e reja në fushën e energjisë.

Obama shtoi se ka ende "shumë punë" për të vënë në rrugën e duhur ekonominë amerikane.
XS
SM
MD
LG