Ndërlidhjet

Amerikanët pro marrëdhënieve me Kubën


Dy të tretat e amerikanëve konsiderojnë se SHBA-të duhet të heqin ndalesën e udhëtimeve në Kubë, ndërsa një e katërta e qytetarëve thonë se Uashingtoni pas 50 vjetësh duhet ta përfundojë izolimin e kësaj ujdhese në Karaibe. Kështu thonë rezultatet e një hulumtimi të opinionit amerikan që ka realizuar CNN. Shumica e të anketuarëve kanë thënë se SHBA-të duhet të lejojnë qytetarët të shkojnë në Kubë dhe të ripërtrijnë marrëdhëniet diplomatike me Havanën zyrtare. Adminstrata e presidentit, Barak Obama, ka paralajmëruar zbutjen e rregullave për udhëtime familjare në Kubë dhe për dërgimin e të hollave, të cilat presidenti Obama pritet t'i publikojë para samitit amerikan që zhvillohet me17 prill.
XS
SM
MD
LG