Ndërlidhjet

Tetë të vdekur nga zjarret dhe moti i ligë në SHBA


Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, kurse qindra shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në jug të SHBA-ve, i cili është përfshirë edhe nga disa tornado të fuqishme.
Autoritetet kanë bërë të ditur se dy qyteza në pjesën veriore të Dallasit janë djegur plotësisht.
Nga janari i këtij vit, të paktën 160 shtëpi dhe rreth 97 mijë hektarë pyje janë shkatërruar nga zjarret që kanë përfshirë Teksasin , i cili është goditur nga thatësirat. Guvernatori i këtij shteti federal ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 199 rrethe.
XS
SM
MD
LG