Ndërlidhjet

logo-print

Tetë të vrarë në Pakistan


Policia e Pakistanit tha se tetë njerëz janë qëlluar për vdekje në provincën jugperëndimore Baluchistan, ku trazirat për vrasjen e tre udhëheqësve politikë kanë vazhduar për të tretën ditë me radhë.

Persona të armatosur kanë vrarë një oficer policie dhe një civil në dy incidente të ndara në kryeqytetin e provincës, Quetta.

Po sot, janë gjetur kufomat e gjashtë minatorëve në afërsi të kryeqytetit. Përgjegjësinë për vrasjen e ka marrë një grup deri tani i panjohur.
XS
SM
MD
LG