Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Protestohet kundër modernizimit të armatës


Rreth 300 demonstrantë protestuan sot në qytetin Vladivostok, në lindjen e largët të Rusisë, kundër planeve të qeverisë për modernizimin radikal të armatës.

Tubimin në Vladivostok e organizoi dega rajonale e Unionit të Oficerëve, ku kryesisht bëjnë pjesë pensionistët ushtarakë.

Protesta që u zhvillua në bazën e Flotës së Paqësorit është njëra nga protestat më të mëdha të organizuara deri më sot.

Reformat e planifikuara ushtarake parashohin reduktimin drastik të oficerëve dhe shpërndarjen e shumë njësiteve ushtarake.

Mjuajit e fundit Vladivostoku është bërë qendra e protestave antiqeveritare për shkak të krizës ekonomike globale.
XS
SM
MD
LG