Ndërlidhjet

Kërkohen sanksione ndaj Penhianit


Gjashtë fuqitë e mëdha janë pajtuar të hartojn një komunikatë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon lansimin e raketës nga ana e Koresë Veriore. Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Japonia janë pajtuar për të ashtuqujturën "kumtesë presidenciale". Kumtesa dënon lansimin e raketës nga ana e Koresë Veriore dhe e cilëson shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Ajo fton Komitetin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara të "ndërmarrë aksion" kundër Penhianit. Votimi për këtë kumtesë pritet të bëhet të hënën.
XS
SM
MD
LG