Ndërlidhjet

Larijani: Fuqitë e mëdha të pajtohen me Iranin bërthamor


Kryetari i Parlamentit të Iranit Ali Larijani ka deklaruar se fuqitë e mëdha duhet të pajtohen me Republikën Islamike si fuqi bërthamore. Këto komente janë bërë pasi që 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania kanë ofruar bisedime të drejtpërdrejta me Iranin rreth programeve të saja bërthamore.
Larijani ka thënë se grupi "5 + 1" nuk ka arsye të refuzoj teknologjinë bërthamore të Iranit që, siç ka thënë ai, ka për qëllim synime paqësore.
Bashkësia ndërkombëtare ka ftuar Iranin të ndalë programin e pasurimit të uraniumit, që sipas tyre synon bërjen e bombës atomike, gjë që përgënjeshtrohet nga Teherani.
XS
SM
MD
LG