Ndërlidhjet

logo-print

Moldavi: Të rinumërohen votat


Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ka urdhëruar rinumërimin e votave. Autoritetet do të kenë nëntë ditë kohë për procesin e rinumërimit.

Nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme javën e kaluar Moldavia është mbërthyer nga protesta masive.

Protestuesit kanë denoncuar zgjedhjet parlamentare të mbajtura një javë më parë.

Protestuesit kanë qëndruar përpara ndërtesës së qeverisë duke hedhur parrulla anti-komuniste dhe pro demokracisë.
Atmosfera ka qenë e nderë dhe është vënë re një numër më i vogël protestuesish të rinjë. Drejtuesi i opozitës tha se qindra të rinjë të ndaluar nga policia janë keqtrajtuar.
XS
SM
MD
LG