Ndërlidhjet

Lirohet kapiteni amerikan Filips


Kapiteni amerikan, Riçard Filips, i cili para pesë ditësh qe rrëmbyer nga kusarët somalezë, është liruar sot, ka bërë të ditur zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Lora Tissler.
"Mund të konfirmoj se kapiteni Filips është shëndosh e mirë", ka thënë zëdhënësja, por nuk ka dhënë detaje nëse ai është liruar nga forcat amerikane.
Mediat amerikane ndërkaq, kanë njoftuar se tre kusarë janë vrarë dhe një tjetër është arrestuar gjatë lirimit të kapitenit Filips.
Bëhet e ditur se kapiteni Filips nuk është lënduar dhe pas lirimit është dërguar në anijen amerikane "Bejnbrixh", e cila gjendet në ujërat somaleze.
XS
SM
MD
LG